Muzeu etnografik, shpaloset pasuria durrsake

E gjithë kultura e hershme durrsake ruhet këtu në shtëpinë Muze të Alkesandër Moisiut. Që nga viti 1982, objektet më të rralla të këtij qytetërimi ekspozohen për të pritur turistët e radhës, vit pas viti. Edhe në këtë Muze nuk është ndërhyrë në këto 2 dekada, asgjë nuk ka ndikuar që këto objekte të amortizohen, të shpërndahen apo të zhduken nga inventari.
Drejtuesit e këtij Muzeu e ruajnë me fanatizëm cdo objekt dhe cdo veshje si dëshmi e së shkuarës, duke plotësuar kështu mozaikun kultor të qytetërimit të hershëm. Edmond Agolli, drejtori i këtij Muzeu thotë se në këtë Muze ruhen dhe ekspozohen materiale autentike dhe veprat origjinale të figurave më të njohura ndër shekuj në këtë qytet.
Për shkak të vjetërisë së ndërtesës muze, Drejtori thotë se në pavionin e Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare në këtë Muze po fillon amortizimi, prandaj duhet të vihet dorë sa më parë.
Qyteti i Durresit njihet si nje nder qytetet me vlera te konsiderueshme kulturore,etnografike,historike dhe arkeologjike. Në dy dhomat, përvec objekteve qëndrojnë në stenda biografia e familjes Moisiu, kur në hapësirat e tjera varen vepra arti të rralla, objekte orgjinale artistike dhe artizanale të durrsakëve të hershëm, ku as dekadat nuk mund ta zhbëjnë këtë kulturë mijëravjecare.