Policia e Shtetit, 6 qenj dhuratë Drejtorisë së Doganave të Bullgarisë

Ditën e sotme, në ambientet e Institutit të Përgatitjes së Qenve të Policisë, u zhvillua ceremonia e dhurimit të 6-të qenve policorë nga ana e Policisë së Shtetit për Drejtorinë e Doganave të Bullgarisë.
Ky donacion u bë i mundur në kuadër të një projekti bashkëpunimi ndërkombëtar rajonal, në të cilin merr pjesë Policia e Shtetit, Drejtoria e Doganave Bullgare, EUCOM (U.S. European Command) dhe Programi ICITAP.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm përfaqësues të Departamentit të Trajnimit Policor në Drejtorin e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Drejtorisë se Bashkëpunimit Teknik Policor Ndërkombëtar, përfaqësues të Programit ICITAP, si dhe të EUCOM-it.
Të pranishmit theksuan rëndësinë e këtij projekti, jo vetëm për donacione të këtij lloji por edhe për shkëmbimin e eksperiencave dhe ngritjen në një nivel më të lartë të bashkëpunimit ndër-rajonal midis agjencive të ndryshme ligjzbatuese. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Përgjegjësi i Institutit të Përgatitjes së Qenvetë Policisë, z. Halim Xhakollari falenderoi në mënyrë të veçantë Programin ICITAP dhe EUCOM për mbështetjen në zbatimin e këtij projekti.
Policia e Shtetit nëpërmjet Programit ICITAP synon që së shpejti të jetë një distributor për policitë e vendeve të rajonit me qen policorë.