E Diel, 1 Nëntor 2026

Muzeu historik i Fierit po shkon drejt degradimit te plote

 Godina e ndërtuar në vitet ’50, prej vitesh rrezikon objektet e çmuara dhe vlerat historike që ndodhen në pavionet e këtij muzeu.

Rikonstruksioni i fundit i saj është bërë ne vitin 1979 ndërsa prej më shumë se 5 vitesh, muzeu historik ka mbyllur disa pavione të tij.

Me gjithë kërkesat e përsëritura të drejtuesve të muzeut drejtuar bashksië së Fierit, kjo e fundit nuk ka të paktën një projekt dhe jo më të parashikoje fonde për restaurimin e institucionit kulturor.

Me ardhjen e stinës së shirave, godina rrezikon rrëshqitjen në pjesën perëndimore të saj për shkak të çarjeve të ndodhura një vit më parë.

Muzeu historik në Fier daton që prej vitit 1953 , dhe që nga ajo kohë, është zhvendosur disa herë për të përfunduar në godinën ku ndodhet sot, në lagjen '' “Kastriot'' .

Lagështira dhe amortizimi i godinës rrezikon dëmtimin dhe zhdukjen e objekteve të rralla që ndodhen në këtë muze, për të cilat specialistët prej vitesh kanë dhënë alarmin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›