E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani qeveria gjen 55 miliarde euro te harruara


Kujt nga ne nuk i ka ndodhur që të gjejë në xhepat e rrobave ndonjë shumë të vogël parash të harruar aty prej kohësh? Gjithashtu të gjithë e mbani mend atë ndjesinë e këndshme kur gjen ato para, a thua se nuk janë tuajat.

Tani imagjioni se si duhet të ndihet qeveria gjermane, e cila ka gjetur 55 miliardë euro të harruara për shkak të një gabimi në llogaritje të bankës Hype Real Estate, e cila u shtetëzua në 2009 pas problemeve financiare.

Kështu, Gjermania është zgjuar me 55 miliardë euro më e pasur, pasi ka zbuluar gabimin në llogaritjet e bëra nga banka HRE. Zbulimi në fakt u bë në fillimit të tetorit, por u publikua vetëm tani. Mesa duket autoritetet gjermane donin te siguroheshin se nuk po ëndërronin.

Banka HRE pati probleme të theksuara likuiditi gjatë krizës së gjigantit amerikan "Lehman Brothers" dhe qeveria gjermane e garantoi atë me 145 miliard euro para se ta shtetëzonte.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Ndërpriten kërkimet për marinarët e zhdukur
Javën e ardhshme, ekspertë të tjerë
Cmimi i Madh i Indisë, Vettel në Pole Position
Libia, Rasmussen: Detyra u krye
Grekët kundër reduktimit të borxhit
BSH kërkon forcimin e mbikëqyrjes te bankat

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›