E Diel, 1 Nëntor 2026

Muzeu i Përgjimeve/Rama: Hapja e dosjeve, jo për luftë politike

Duke shpjeguar projektin e kthimit në muze të këtij objekti, Shehu u shpreh se kjo fazë përbën nisjen e punës dhe më pas muzeu do të plotësohet me më shumë material . “Pas prologut do vijnë sesionët e tjerë. Fenomenin e përgjimeve do e vendosim në kontekst. Së pari si pjesë të kontrollit totalitar sepse nuk ka patur përgjim pa spiunim, pra pa kontratë dhe së dyti përgjimet dhe rezultati që sillnin.E kam dëgjuar nga një njeri i Sigurimit se nuk ka patur arrestim pa përgjim, përjashto ata që kapeshin në kufi sepse ata që futyeshin në burg përgjoheshin më parë”, ka thënë Hoxha. Sipas tij, në projektin e Ministrisë së Kulturës dhe Qeverisë, nuk ka patur imponim nga ana e tyre për atë që duhej bërë.

“Eshtë një lloj paragjykimi ndaj njerëzve të pushtetit. Të flasësh për të kaluarën është e rëndësishme., Por politikanët e përdorin dhe instrumentalizojnë për qëllimet e tyre të kaluarën. Uroj që të mos e politizojnë në këtë rast”, theksoi më pas Shehu ku me ndërhyrjen e Kumbaros, u theksua ideja e interest intelektual të projektit dhe aspak politik.

Në lidhje me muzeun kryeministri Edi Rama u shpreh se kjo godinë e ish-Sigurimit kishte aparaturat me standardet më të larta teknologjike të kohës, që furnizoheshin nga kapitalistët që sistemi luftonte.

“Ky muze është i dyti në zinxhirin e një projekti që do të vazhdojë me nëndheun, pasi kryeqyteti ka infrastrukturë të pazbuluar që ishin pjesë e infrastrukturës sekrete të regjimit të shkuar. Projekti do finalizohet si një Muze i Vrimave të së shkuarës, që mund të penetrohet në infrastrukturën fizike dhe psikologjike të vetdijes sonë. Dp përbëjë hartë të mirëfilltë muzeale me qëndrën, në nëndheun e Tiranës në zona të caktuara, me Pallati Antiatomik të regjimit për t’u shtrirë në formën e një rrjeti merimange siç ishte struktura sekrete, duke u kthyer në një labirint ku gjeneratat e reja mund ta njohin. Ku vizitorët dhe miqtë, të shohin e prekin nga afër, pamjet më të errta, të mistershme e të çuditshme të regjimit komunist.”, u shpreh më tej kryeministri.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›