Petrit Vasili: Testimi i mjekëve, arnim i panevojshëm
"Një arnim të panevojshëm "- kështu e ka quajtur kreu i grupit të LSI Petrit Vasili, vendimin e qeverisë për testimin e mjekëve. Ai tha se kjo është një ide e gabuar në kohën e gabuar, duke shtuar se, paligjshmëria e testimit do e rëndojë situatën.
Vasili pa si rrugë të vetme të drejtë edukimin në vazhdim të mjekëve. Sipas kreut të LSI ky imponim është anti-shkencor nuk do mund ta përmirësojë situatën. Disa ditë më parë ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, paralajmëroi mjekët dhe infermierët të cilët nuk do pranonin t’i nënshtroheshin provimit, se pasojat do të ishin deri në largimin e tyre nga puna.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
