Muzeu i Tepelenës, nis puna për rikonstruksionin e godinës
Ka nisur pas shumë vitesh rikonstruksioni i Muzeut të Tepelenës. Prej kohësh, dyert e këtij muzeu kanë qendruar të mbyllura, si pasojë e amortizimit të godinës, ndërsa tanimë ka nisur puna edhe për nje rikonceptim te ekspozimit te stendave.
Shefi i kultures prane Bashkise Tepelene, Gentian Sala, thote se si pasojë e mungesës së fondeve ky investim ka nisur me vonesë.
Ky eshte viti i pare qe Bashkia e Tepelenes po ndermerr nisma per zhvillimin e turizmit si një industri me vete. Gjate 20 viteve te tranzicionit ky qytet, edhe pse me emer te madh, nuk ka qene pjese e asnje gudie apo brenda hartes se destinacioneve turistike te Shqiperise.