Tavo në Gjirokastër: LSI promotore e edukimit të të rinjve

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Qarkun Gjirokastër, Vagjel Tavo, ka marrë pjesë në një aktivitet festiv të organizuar nga të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim në qytetin e Gjirokastrës.
Tashmë Ministri i ri i Shëndetësisë, Tavo u shpreh se LSI dhe LRI, janë krenarë pasi ditë pas ditë janë duke përmbushur premtimin për t`ua bërë jetën më aktive dhe më të bukur të rinjve. Sipas tij Gjirokastra ka nevojë për të gjithë të rinjtë, pasi të gjithë janë e ardhmja e këtij qyteti.
Në këtë aktivitet Tavo ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Gjirokastër, Genci Sinojmeri. Në aktivitet ishin të ftuar grupi i famshëm i këngës nga Tetova Elita 5, ku qindra të rinj gjirokastritë kaluan së bashku një mbrëmje të gjatë festive të organizuar më së shumti nga të rinjtë gjimnazistë të Gjirokastrës.