“Muzeu i Traditës” në Sarandë mbledh vizitorë nga mbarë bota

Në rritje të vazhdueshme të vizitorëve, “Muzeu i Traditës” është sot një ndër atraksionet më të preferuara nga turistët vendas dhe të huaj, sidomos ata që kërkojnë përjetime autentike larg turizmit masiv.
“Në këto dy muzetë tona numri i vizitorëve është nga trojet shqiptare dhe nga pjesa e Evropës Lindore. Më të interesuar janë turistët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët kanë kureshtje mbi kuturën dhe traditën tonë. Interesi i vizitorëve është edhe më i madh këtë vit”, tha Xheladin Beqiri, përgjegjës i Muzeut të Traditës.
Përgjegjësi pranë muzeut, Xheladin Beqiri thotë se përmes objekteve autentike si veshje tradicionale, mjete bujqësore, orendi shtëpie dhe punime artizanale, muzeu shpalos një pasuri kulturore të rrallë.
“Këtë vit bëmë një zgjidhje brenda muzeut duke nxjerrë tre kostumet kryesor e të Labërisë, Çamërisë dhe minoritetit që nxisin kureshtjen e turistëve”, tha ai.
Muzeu çdo ditë tërheq grupe të shumta turistësh të organizuar, duke përfshirë nga mosha e fëmijëve deri te të moshuarit.
Gazetare: L.Fili
/rtsh.al/