E Premte, 6 Nëntor 2026

Muzhaqi në Tiranë dhe Kamëz: Rinia në qendër të reformave për Ligjin e Rinisë dhe Vullnetarizmit

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi po vazhdon konsultimet në çdo cep të Shqipërisë për të formësuar ligjin “Për Rininë” dhe “Për Vullnetarizmin”, për të reflektuar aspiratat dhe nevojat e të rinjve të vendit tonë.

Takimet e hapura të turit “Rinia Ndryshon Ligjet” me të rinjtë e Tiranës dhe më pas të Kamzës i shtuan një tjetër dimension në procesin e rishikimit të kuadrit ligjor për rininë dhe vullnetarizmin, ku u diskutua mbi mënyrat konkrete se si rinia mund të luajë një rol më aktiv dhe vendimtar në proceset politike dhe shoqërore, si dhe u përqendruan në krijimin e mundësive për zhvillimin e kapaciteteve të të rinjve.

Ministrja Muzhaqi theksoi se “rinia është forca lëvizëse e shoqërisë dhe se zëri i tyre duhet të dëgjohet fuqishëm në çdo nivel”, duke shtuar më tej se “përfshirja e rinisë në iniciativa që nxisin ndryshime pozitive në komunitet si Ligji “Për Rininë” dhe Ligji “Për Vullnetarizmin” është mekanizmi i duhur për ndryshime të qëndrueshme”.

Për sa i përket ndryshimeve në kuadrin ligjor, Muzhaqi u shpreh se këto takime janë thelbësore për të siguruar që legjislacioni i ri të jetë gjithëpërfshirës dhe të pasqyrojë realitetin dhe nevojat e të rinjve shqiptarë.

Ajo garantoi se do të vazhdojë të angazhohet me rinjtë edhe në qytete të tjera për të garantuar një proces të drejtë dhe në përputhje me tipologjitë e Bashkimit Evropian për një hap më pranë Shqipëria 2030.

1 nga 3

/k.s/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›