Muzika në zi, kanceri i merr jetën ikonës italiane Little Tony (VIDEO)
Itali- Këngëtari ikonik italian Little Tony ka vdekur në Romë. 72-vjeçari ka lindur në Tivoli (Romë) dhe ishte i sëmurë me kancer.
‘TgCom’ raporton se ai ka mbyllur sytë në Villa Margherita, ku artisti ishte i shtruar në spital prej tre muajsh. Funerali do të mbahet të enjten në ‘Amore Divina’.
Këngëtari, emri i vërtetë i të cilit ishte Antonio Ciacci, do të mbahet mend për hitet si “Crazy Heart”, “Ridera”, “24mila baci”, e kënduar me Celentano-n në Sanremo në vitin 1961.
Little Tony në vitin 1958, u spikat për talentin e tij nga një sipërmarrës anglez, që e bindi të shkojë bashkë me vëllezërit e tij në Angli, ku atje lindi Little Tony dhe vëllezërit e tij.
Ai jetoi në Britani për disa vjet, ku pasioni i tij për rock and roll do të zgjaste një jetë, me sukseset e tij në anglisht që arrijnë në Itali. Little Tony ka performuar disa këngë në Sanremo dhe ka marrë famë botërore.
Në vitin 2008 ai u kthye në Festivalin e Sanremos për të festuar 50 vitet e karrierës me një titull këngë simbolike ‘Non finisce qui’. Little Tony vuajti nga një atak në zemër në vitin 2006 gjatë një koncerti në Otavë.
Dorina Bilbili/IDEA/