Durrës, këshilltarët e PD kallëzim penal Vangjush Dakos: Rriti tavanin e taksave mbi 10%
DURRËS- Këshilltarët demokratë në qytetin e Durrësit kanë kallëzuar penalisht kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Kallëzimi penal sipas përfaqësuesve të djathtë në Këshillin Bashkiak të qytetit bregdetar, bëhet për shkak se bashkia ka rritur tavanin e taksave vendore, pa u miratuar paketa fiskale për vitin 2013
Kreu i këshilltarëve të PD-së në Këshillin Bashkiak të Durrësit, Zamir Ramadani, në një prononcim për mediat thekson se biznesi i vogël ndihet i shqetësuar për rritjen e taksave. Ramadani akuzon Bashkinë Durrës se ka rritur tavanin e taksave, mbi 10%.
“Kreu i Bashkisë ka refuzuar që të ulë taksat e përkohshme. Tatimi tek 5 mijë biznese, pa u miratuar paketa fiskale për 2013”, theksoi Ramadani, duke shtuar se biznesi i vogël në Durrës po paguan më shumë taksa.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Durrës, këshilltarët e PD kallëzim penal Vangjush Dakos: Rriti tavanin e taksave mbi 10%