E Diel, 1 Nëntor 2026

Muzikë klasike në Shkodër, Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor interpretoi në Kishën Don Bosko

Muzika klasike mbushi mbrëmjen e së shtunës kishën Don Bosco në Shkodër, ku anëtarët e Orkestrës Rinore të Ballkanit Perëndimor dhanë koncertin e parë të muzikës së dhomës në kuadër të programit veror “Music of Today”. Koncerti ishte pjesë e rezidencës artistike që orkestra po zhvillon në Shkodër nga 28 korriku deri më 14 gusht.

Instrumentistët e rinj sollën për publikun një mbrëmje të veçantë, duke e kthyer kishën Don Bosco në një skenë të muzikës klasike.

“E para, synojmë që me muzikën tonë të të tregojmë se kemi shumë vlera të përbashkëta. Kemi mes vetes njerëz nga kultura të ndryshme, nga vende të ndryshme, nga formime pedagogjike dhe artistike të ndryshme, por gjuha e muzikës, si gjithmonë, është ajo e cila na bashkon. Është vendi që na bashkon, është Shkodra që na bashkon, është dashnia ndaj kulturës që na bashkon dhe ky është mesazhi universal që ne duam të sjellim jo vetëm sonte, por edhe në ditët dhe në netët e ardhshme”, tha Desar Sulejmani Ideator dhe organizator

Turi në Shkodër kulmon më 13 gusht, po në teatrin Migjeni, me koncertin orkestral nën drejtimin e dirigjentëve Desar Sulejmani dhe Harlen Nikolli.

Pas Shkodrës, Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor do të vijojë turneun në qytete të tjera të Ballkanit dhe më pas në Gjermani, duke shndërruar muzikën në një urë bashkëpunimi mes të rinjve dhe kulturave të ndryshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›