E Diel, 1 Nëntor 2026

Muzikologu Vaso Tole, “Mirënjohje e Vlorës për Iso-polifoninë”

Vlore, 11 dhjetor, NOA/ Gezim Llojdia - Ne 5-vjetorin e Iso-polifonise ne qytetin e Vlores , prof. dr Vasil Tole iu dha titulli “Mirenjohje e qytetit te Vlores”. Krahas Ministrit te MTKRS, Ferdinand Xhaferaj, ishte kryetari i bashkise sw Vlores Shpetim Gjika, i cili i dorezoi Toles titullin “Mirenjohje e qytetit tw Vlorws”.

Tole ka lindur nw Pwrmet dhe eshte kompozitor e etnomuzikolog. Shkollen e mesme e ka kryer per violine, ne vitet 1978-1982 prane shkolles artistike “Tefta Tashko Koço”, ne Korçe.

Ne periudhen 1983-1987 perfundon Institutin e Larte te Arteve, ne Tirane, ne degen e Kompozicionit dhe pas diplomimit, deri me 1991, punon ne qytetin e Permetit prane Shtepise se Kultures “Naim Frasheri”.

Prej vitit 1991, eshte pedagog i Kompozicionit dhe Folklorit Muzikor Shqiptar ne Fakultetin e Muzikes prane Akademise se Arteve, ne Tirane.

Me 1994, mbron disertacionin per graden e Doktorit te Shkencave Etno-muzikore me teme “Aspekte historike ne evolucionin e muzikes popullore instrumentale te Shqiperise se Jugut”.

Ne vitin 1994-1995, kryen specializimin pasuniversitar per Kompozicion ne Folkeang Hochschule ne Essen-Gjermani, nen drejtimin e Prof. Ëolfgang Hufschmidt dhe, me 1996, ben studime te post-doktoratures prane Universitetit te Athines.

Ne vitin 2000, fiton titullin e Mjeshtrit te Kerkimeve, profesor i Asociuar.

Autor i monografise “Muzika dhe Letersia”, ONUFRI-1997; “Sazet, muzika me saze e Shqiperise se Jugut” + C.D, Tirane 1998; “Folklori muzikor-polifonia shqiptare”-I, Sh.B.L.U 1999; “Folklori muzikor-strukture dhe analize”, Sh.B.L.U 2000; si dhe i shume artikujve ne shtypin periodik dhe ate artistiko-shkencor.

Ka marre pjese ne kongrese, simpoziume dhe veprimtari te tjera mbi muziken, ne vende te ndryshme si ne Holande, France, Itali, Austri, Greqi etj.

Veprimtaria e tij muzikore perfshin ate simfonike, muziken e dhomes dhe per instrumente solo e cila eshte luajtur ne Shqiperi si dhe ne vende te ndryshme: Itali, Gjermani, Austri, Bullgari, Greqi etj.

Ka fituar disa çmime, si ate te Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve per kompozitorin e ri me te mire (1990), çmime ne Festivalet “Ditet e Muzikes se Re Shqiptare” (1993,1994,1995,1997), ne “Festivalin e Romancave Shqiptare” (1996, 1999), çmimin e Ministrise se Kultures Rinise dhe Sporteve per baletin me nje akt (1998) etj. Ështe anetar i kryesise se Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve (2000), anetar i “Albautorit” (1992), bashkethemelues i shoqerise artistike “Elena Gjika”-Permet (1990), bashkethemelues i shoqates se “Muzikes se re” (1993), themelues i seksionit shqiptar te “Rilm abstract literature of music”, Neu York-USA (1995), bashkethemelues dhe antar i kryesise se seksionit shqiptar te C.I.O.F.F-it, President i Keshillit te Muzikes Shqiptare-anetar i Keshillit Nderkombetar te Muzikes-UNESCO, antar i GEMA-s-Germany (1997), antar i SEM-it (1999)-USA, anetar i IOV-Austri, drejtor i Teatrit te Operas dhe Baletit-Tirane (1997-1999) etj,.

g.ll/n.e/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›