Ilir Meta: Solidariteti njerëzor, kontributi më i çmuar për Shkodrën

Tirane, 13 dhjetor, NOA - Ministri i Ekonomise, Ilir Meta mori pjese sot ne nje takimin te zhvilluar nga Dhoma e Industrise dhe Tregtise se Tiranes (DIT), si shenje solidariteti per banoret qe jane prekur nga permbytjet ne veri te vendit.
Gjithashtu ne kete takim merrnin pjese dhe perfaqesues te Dhomave te Tregtise nga shume rrethe te vendit, sipermarres dhe biznesmene te ndryshem, te cilet kane kontribuar ne menyre konkrete me ndihma financiare, ushqimore, etj.
Meta falenderoi kryetarin e Dhomes se Industrise dhe Tregtise se Tiranes, Nikolin Jaka, per iniciativen e ndermarre dhe per te gjithe ata sipermarres qe me ndihmen dhe solidaritetin e tyre kane treguar nje pergjegjesi te jashtezakonshme sociale.
“Shume sipermarres te kompanive te ndertimit kane punuar dhe sakrifikuar, edhe duke rrezikuar jeten e punonjesve te tyre ne mbrojtjen e argjinaturave, si ne rastin e bendit te Torovices, por edhe ne shume raste te tjera. Pra, kane treguar nje shpirt te jashtezakonshem sakrifice dhe solidariteti, gje qe veçse tregon pjekurine e sipermarrjes shqiptare, tregon humanizimin e saj dhe natyrisht kjo eshte ajo qe ne e çmojme shume, por mbi te gjithe e çmojne me shume bashkeqytetaret tane ne zonat e permbytura te Shkodres dhe NenShkodres”, tha Meta.
Zv. Kryeministri u shpreh se qeveria ka qene dhe eshte e angazhuar per te perballuar te gjitha pasojat dhe demet e permbytjes, por theksoi faktin se ne kete situate ajo qe nuk ka çmim dhe vlere eshte solidariteti njerezor.
Sipas Metes, solidariteti ne keto moment eshte shume i rendesishem per te theksuar pikerisht dimensionin me te mire te nje shoqerie, e cila asnjehere nuk ka munguar, sidomos ne raste te tilla, sepse eshte ky solidaritet, eshte ky aspekt njerezor, eshte ky dimension edhe patriotik, i cili padyshim qe ka vlere kur demonstrohet nga çdo qytetar i thjeshte.
“Ky dimension njerezor, ky dimension human eshte nje standard i ri europian jo vetem per shoqerine tone, por edhe per sipermarrjen shqiptare, e cila merr gjithnje e me shume pergjegjesi sociale”, shtoi me tej ministri i Ekonomise.
n.e/NOA