E Shtunë, 31 Tetor 2026

Myftinia e Shkodrës, 100 pako për të bllokuarit

Myftinia Shkodër ka dërguar në Pukë një kamion me 100 pako ushqimore për banorët e izoluar nga bora ne këtë qytet. Lidhur me këtë anëtari i Kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Genti Kruja ka deklaruar se që nga ditët e para të kësaj situate, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është sensibilizuar me njerëzit në nevojë dhe ka bërë thirrje që të mblidhen ndihma të ndryshme për të izoluarit nga dëbora. Në këtë kontekst, ai ka falënderuar edhe angazhimin e Myftinisë Shkodër dhe dërgesën e kësaj dite drejt Pukës, ku do të ndihmohen 100 familje në nevojë dhe të izoluara nga dëbora. Ndërkohë, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka theksuar se këto ndihma janë një kontribut human në një situatë, ku të gjithë duhet të bashkëpunojnë për tejkalimin e saj. Myftiu ka thënë, se komunitetet fetare kanë qenë të parat që janë sensibilizuar me sinqeritet për të ndihmuar njerëzit në nevojë, jo me preferenca raciste por pa dallime përçarëse.
A.Dushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›