Myftiu i Lushnjës: Viktima në xhami ishte vjehrri im. Vrasja, një mesazh për mua
Myftiu i Lushnjës, Tomorr Boriçi, ka reaguar për vrasjen e ndodhur në xhaminë e Dushkut të 86-vjeçarit Shemsi Muça. Ai ka thënë se viktima është vjehrri i vet, ndërkohë që vrasja ishte një mesazh për të.
Jemi vrarë dy herë, një herë si besimtarë dhe një here si institucion. Falenderojmë policinë për punën e bërë. Viktima ishte vjehrri im, por mesazhi ishte për mua si qytetar, si besimtar dhe si myfti. Kështu lexohet mesazhi, për shkak se autori u fsheh për 24 orë dhe se autori ka ardhur nga Greqia dhe ka kryer vrasjen pak para Namazit të mesëm, ndërkohë që nuk ka qenë frekuentues i xhamisë dhe të gjitha këto fakte do ti raportoj në polici dhe prokurori. Vjehrri im ishte viktima, por mund të isha dhe unë viktima ka thënë Boriçi.
Policia ka arrestuar për vrasjen e ndodhur në xhaminë e Dushkut 38-vjeçarin Arjan Alla./b.l