OBSH: 30% e të rinjve, seks para moshës 16-vjeçare. Psikologia : Lë pasoja tek adoleshentët
Rreth 30 % e të rinjve në vendin tonë kanë kryer marrdhënie para moshës 16 vjeçare. Të dhënat i përkasin studimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi Përvojat Negative të Fëmijëve.
Mes studentëve që kanë raportuar se kanë pasur përvoja seksuale, përqindjet e djemve që kishin filluar marrdhëniet seksuale paro ose deri në moshën 16 vje ka qenë dukshëm I lartë në krahasim me femrat. Përkatësisht 44.8 %për meshkujt dhe 31 % për femrat- shkruhet në raportin e OBSH-së.
Gjithashtu nga studimi rezulton se deri në moshën 18 vjeç një i ri në vendin tonë kryen marrdhënie me tre partner.
Numri mesatar i partnerëve gjatë jetës seksuale ishte i ngjashëm mes meshkujve dhe femrave. Përkatësisht 2.95 te meshkujt dhe 2.92 te femrat. Gjithashtu nuk kishte asnjë ndryshim mes meshkujve dhe femrave me lidhje me më shumë se 3 partnerë të ndryshëm seksualë citohet në GSH.
Studentët që kanë lindur në fasht dhe kanë dhe kanë kryer marrdhënie seksuale kanë rezultuar 8.7% ndërsa në qytet 91.3%.
Pavarësisht të dhënave psikologia Irsida Lalaj shprehet se ; Këtë satistikë e shoh si një liberalizim të vrullshëm , që nuk ndikon aspask për mirë në shëndetin emocional, fizik , shpirtëror, e që më pas do të sjellë pasoja negative në këta adoleshentë.
Sipas saj seksi në adoleshencë lë pasoja.
Ndarja tek një djalë nuk rezulton dramatike , pasi ata nuk humbin nga kjo lidhje. Ndërsa vajzat , ndtryshe nga djemtë e vuajnë këtë fakt, trishtohen , reblohen në shoqëri , familje, ndryshojnë karakterin, mbyllen në vetvete etj- shpjegon psikologia , e cila rekomandon se adoleshentët kurrë nuk duhet të shikojnë apo lakmojnë ecurinë seksuale të shokëve të tyre,pasi çdonjëri ka kohën e vet./A.XH