E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mynih, Egjipti temë e Konferencës së Sigurisë

Trazirat në Egjipt pritet të dominojnë tubimin e liderëve dhe diplomatëve botërorë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Ndër pjesëmarrësit do të jenë kancelarja gjermane Angela Merkel, Sekretarja amerikane e Shtetit, HIllari Klinton, kreu i OKB-së, Ban Ki-Moon, si dhe i dërguari amerikan për Egjiptin, Frenk Uisner.

Në margjinat e samitit pritet që Klinton të takohet me homologun rus Sergei Lavrov.

Konferenca e 47-të e Mynihut që hapet sot, do të mbyllet deri të dielën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›