E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eshton kërkon dialog në Egjipt

Kryediplomatja e BE-së, Ketrin Eshton, tha se duhet absolutisht që autoritetet e Egjiptit dhe opozita ta fillojnë dialogun menjëherë.

"I takon popullit të Egjiptit dhe qeverisë së Egjiptit që të ecin përpara së bashku. Është absolutisht demokratike të shohim lëvizjen e nevojshme që njerëzit në Egjipt të ndjehen të sigurtë se ka një plan", tha Eshton.

Ajo i bëri këto komente para fillimit të samitit të BE-së në Bruksel.

Eshton tha se kishte folur mbrëmë me nënpresidentin Omar Sulejman, të cilit i kishte thënë se dhuna kundër protestuesve është "e papranueshme".

Kryeministri i Britanisë Dejvid Kamerun deklaroi para samitit se hapat e parë të qeverisë egjiptiane në drejtim të tranzicionit të premtuar "sinqerisht" kanë dështuar t`i plotësojnë aspiratat e njerëzve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›