Mynih/ Rama takon kreun e “Total Energy Group”: Për investimet e kolosit francez të energjisë në Shqipëri

I pranishëm në Mynih, ku ka marrë pjesë në Konferencën e përvitshme të Sigurisë, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kreun e kompanisë “Total Energy Group”, Patrick Poyanné. Në një postim në Facebook, krahas fotove të publikuara nga vetë ai, kryeministri bën me dije se investimet francezë të energjisë në vendin tonë, kanë qenë pjesë e diskutimeve të këtij takimi.
“Mëngjes pune me bosin e “Total Energy Group”, Patrick Poyanné, për investimet e kolosit francez të energjisë në Shqipëri, të cilat kanë nisur me programin e projekteve të diellit e të erës”, shkruan kryeministri.
Gjatë qëndrimit në Mynih, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një sërë takimësh, me kryeministrin e Greqisë, Kiriakos Mitsotakis, deputetin e Bundestagut, Johan Vadephul, të dërguarin special të BE për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, të dërguarin special në Bosnjë, Kristian Shmid, ish-kancelarin austriak, Sebastian Kurz. Po ashtu takime ka zhvilluar edhe me kryetaren e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan, Jeanne Shaheen dhe senatorin Chris Van Hollen.
/rtsh.al/