Rama në Konferencën për Sigurinë në Mynih: Diskutime mbi planin franko-gjerman për marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih të Gjermanisë, ku po merr pjesë në Konferencën për Sigurinë 2023. Në një postim në Facebook, teksa ka publikuar foto nga Konferenca, Rama bën me dije se ka zhvilluar takime me kryetaren e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan, Jeanne Shaheen dhe senatorin Chris Van Hollen.
Sipas kryeministrit, diskutimet do të përqëndrohen në agresionin kibernetik dhe ecurinë e ndërtimit të mbrojtjes sonë kibernetike, ndeërsa po ashtu një tjetër çështje që do të preket është edhe plani franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Mynih, me Jeanne Shaheen, kryetare e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin Chris Van Hollen, për agresionin kibernetik dhe ecurinë e ndërtimit të mbrojtjes sonë kibernetike me mbështetje edhe nga SHBA, planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, si edhe rolin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal në tërësi”, shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama shoqërohet në këtë takim edhe nga Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
/rtsh.al/