E Shtunë, 31 Tetor 2026

Myslimanet festojne Fiter Bajramin

Besimtarët myslimanë i kanë dhënë fund muajit të agjërimit dhe sot kremtojnë festën e Bajramit të Madh.

Falja u organizua rreth orës 06:30 të mëngjesit të së dielës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në darkën e fundit, kryeministri Berisha shtroi një iftar, i cili ishte në shenjë respekti për besimtarët myslimanë, por edhe një demonstrim i  bashkëjetesës fetare në Shqipëri, pasi në të merrnin pjesë të gjithë drejtuesit e komuniteteve fetare.

Një ditë para festës së Bajramit të Madh, kreu i komunitetit mysliman në Shqipëri, Haxhi Selim Muça, uroi besimtarët dhe e cilësoi këtë si festën më të rëndësishme dhe më të bekuar të myslimanëve.

Edhe kreu i Bashkësisë Myslimane në Kosovë, Naim Ternava, uroi besimtarët dhe kërkoi nga ata të ruajnë vlerat fetare, kulturore dhe kombëtare.

Ai theksoi se këtë vit ne jemi më të fuqishëm si popull e si komb, ndërsa presim të festojmë jubileun e 100-vjetorit të pavarësisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›