E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mziu në SPAK: U pyeta si person në dijeni për një denoncim të 2019-ës

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu është thirrur mëngjesin e të hënës në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ish-kryetari i bashkisë së Kamzës, pas daljes nga SPAK është ndalur në një prononcim të shkurtër për mediet, ku tha se është thirrur si person në dijeni, për një denoncim të vitit 2019.

“Ishte thjesht një denoncim nga këshilltarët e PD-së, në lidhje me një tender për pastrimin. Ka ndodhur në vitin 2019. Isha si person që ka dijeni”, tha Mziu. /a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›