NË 2013, RAMA KRYEMINISTËR, SHQIPËRIA, KANDIDATE PËR BE
Erion Veliaj mban postin e koordinatorit të PS-së. Në këtë intervistë gjëja e parë që bie në sy janë mesazhet pajtuese e mirëkuptuese në adresë të atyre të djathtëve, të cilët sduhen ngatërruar me një çetë familjare pushteti e të cilëve u refuzohen meritat përballë militantëve, u merren pronat nga të fortët, u mbyllet biznesi nga zhvatjet shtetërore, u zihet vendi nga hileqarët.
Lidhur me PS-në e akuzuar nga shumë drejtime, si një parti ku është ngushtuar fryma e dialogut dhe e rrahjes së mendimeve, Veliaj shprehet se opozita mund të mos jetë perfekte, por është sot e vetmja hapësirë pluraliste në politikën shqiptare, …. Klima e debatit është e shëndetshme për sa kohë ruhet një sens mase në prag betejash politike. Në të kundërt, debatet e pafundme dhe menaxhimi i egove kthehet në një anarki të pakontrollueshme. Teksa flet për këtë argument, ai dallon një deficit inteligjence tek ata që thonë: ose një opozitë e përkryer, ose mirë jemi me qeverinë më të keqe në Europë.
Në fund ai është i sigurtë se oferta alternative për të qeverisur Shqipërinë egziston. Kjo ofertë, e nënkuptuar dhe reduktuar në emrin e kryeministrit të ardhshëm, e ka emrin Edi Rama, thotë Veliaj. Nëse ndodh që Rama të bëhet kryeministër, saktëson ai, Shqipëria do të jetë kandidate për BE në vitin 2013. – respublica.al
Z. Veliaj, sezoni i ri politik, bashkë me ndryshimin e aksionit opozitar është shoqëruar edhe me disa vizita të zyrtarëve të huaj. Në fakt, cili është mesazhi kryesor për Shqipërinë në këtë moment?
Me sa duket mesazhi ska ndryshuar në 500 e ca vitet e fundit. Ne kemi humbur kohë në mënyrën më spektakolare të mundshme. Fillimisht 500 vjet, më pas 50, e me sa duket dhe në 20 vitet e fundit të tranzicionit ne vazhdojmë të humbasim kohë të çmuar. Në këto kushte, të huajt nuk janë as shkaktarët, as humbësit nga koha që ne vetë shpërdorojmë. Nuk na i vjedhin ata zgjedhjet, pronat, drejtësinë, e as jetën madje. Të gjithë këtë zezonë ia shkaktojmë bujarisht njëri-tjetrit mes shqiptaresh. E në betejën për të poshtëruar ata që mendojnë ndryshe nga pushteti lexo këtu opozitën, median, biznesin, shoqërinë civile ne humbasim dite dhe orë të çmuara për shtëpinë tonë të përbashkët. Është e trishtë padyshim, që ka shumë të huaj të shqetësuar për Shqipërinë, dhe pak reflektim nga ne vetë.
Sipas jush, pse nuk patëm një vizitë të zyrës së Presidencës së BE për të apeluar për bashkëpunim, por një vizitë të dyshes Fratini-Lambrinidis?
Nuk e di përgjigjen e kësaj pyetjeje, ndoshta sepse vendet fqinje ndiejnë një përgjegjësi kujdestarie për rajonin që kanë midis. Por le të jemi seriozë, aksi i botës nuk kalon nga Shqipëria ndjesë atyre që nuk e kuptojnë këtë realitet. Dinamika e ngjarjeve globale, ekonomia në krizë apo pranvera arabe konsumojnë energjinë më të madhe të politikbërjes europiane. Kësaj jave, Presidenca polake ishte organizatorja e ministerialit të ekonomi-financës për të vendosur mbi dilema të mëdha të financave globale. Shqipëria ka pasur më shumë vëmendje për capita – nga Brukseli se çdo vend tjetër ne kemi premtuar se nuk do vjedhim zgjedhjet, se do luftojmë korrupsionin, se do vendosim drejtësinë dhe sërish kemi gënjyer.
Ka disa pikëpyetje që ngrihen tashmë për statusin e vendit kandidat, por edhe progres-raportin. Një notë negative në këto raste do ta sillte opozitën në kërkesën e largimit të qeverisë?
E para, edhe pse qeverisë i është refuzuar statusi kandidat njëherë, dhe kjo mund të ndodhë prapë këtë vit, nuk është qeveria ajo që vuan pasojat. A e keni vënë re se sa më të pazhvilluar dhe pa integruar të jenë vendet aq më mirë jetojnë qeveritarët. Ndaj, qeveria nuk ka asnjë incientivë të integrohet apriori, përveçse po të kishte një ndjenjë devocioni ndaj vendit apo kërcënim nga vota e kjo e sotmja as devocion e as zgjedhje të lira nuk ofron. Raporti duhet pritur me një pyetje; kush po bëhet gur pengese që ne të hyjmë në Europë? Kush po bëhet pengesë për zgjedhje të lira, ekonomi konkurruese, hetime të suksesshme, media të pavarur, administratë profesionale? Nëse qeveria jonë është bërë pengesë, është bërë barrë, është bërë problem, na duhet një ofertë tjetër. Kjo ofertë ekziston, e po bëhet çdo ditë nevojë kombëtare. Rama Kryeministër dhe Shqipëria kandidat për BE- në 2013 janë zgjidhja për kohën e humbur.
Në vijim, a shpreson PS-ja se edhe brenda së djathtës do të ketë reflektim lidhur me ngjarjet që kanë të bëjnë me integrimin?
Unë nuk besoj se e gjithë e djathta shqiptare përqafon padrejtësinë, despotizmin, dhunën apo hilen. Njoh shumë djem dhe vajza të djathtë, të cilëve gjithashtu u refuzohet merita ndaj militantëve, u merret prona nga të fortët, u mbyllet biznesi nga zhvatjet shtetërore, u zihet vendi nga hileqarët. Është mëkat të ngatërrosh një çetë familjare pushteti me gjithë të djathtën shqiptare. Kjo e fundit, për hir të së vërtetës, ka reaguar e para. Ka më shumë ish të përndjekur e ish-pronarë në opozitë, sesa në çetën e qeverisë. Kjo dëshmon se konflikti mes drejtësisë dhe padrejtësisë, hiles dhe ndershmërisë, punës dhe zhvatjes nuk është partiak, por parimor. Nëse pyesni a do reflektojë qeveria, këtë e dyshoj. Kjo qeveri u vesh me kallo pas Gërdecit, 21 janarit, 2 zgjedhjeve të grabitura e më tepër; dyshoj se do të reflektojë tani në ditët e fundit të pushtetit. Por kjo ska rëndësi, rëndësi ka të reflektojmë si shoqëri, kjo është e dobishme dhe afatgjatë.
Teksa PS-ja po shprehet e gatshme për një “paqe” me Berishën dhe miratimin e një pakti për integrimin me të, duket se brenda saj ka nisur të flitet për spastrime. Çfarë përfaqësojnë shqetësimet e disa deputetëve të njohur socialistë në këtë drejtim dhe pse PS-ja ende nuk po e gjen dot drejtpeshimin në radhët e saj?
Do qe më korrekte të pyesni vetë këta deputetë. Por ajo që ngjarjet në pyetjet tuaja tregojnë, është se opozita mund të mos jetë perfekte, por është sot e vetmja hapësirë pluraliste në politikën shqiptare, e vetmja hapësirë ku ata me eksperiencë shumëvjeçare e ata me energji rinore bashkëpunojnë fort, dhe ku debati gëlon jo për modë, por për nevojë transformimi. Kjo është e shëndetshme për sa kohë ruhet një sens mase në prag betejash politike. Në të kundërt, debatet e pafundme dhe menaxhimi i egove kthehet në një anarki të pakontrollueshme. Besoj se kongresi i ardhshëm do të vendosë një balancë mes nevojës për debat dhe asaj për disiplinë; asnjë ekip nuk fiton dot pa të dyja këto.
Diçka për raportimin e Wikileaks. Nga kabllogramet e saj shumë pak prekeshin pjesëtarë të opozitës, po të mbahet parasysh akuza e Kryeministrit për shumë prej drejtuesve socialistë, para dhe pas 2005-s. Ajo çfarë është përcjellë është vetëm një pjesë e së vërtetës për politikën shqiptare?
Debati për Wikileaks është i gjerë dhe kontrovers. Por ajo që mbeti në fund të kësaj historie është se raportimet ishin profesionale dhe të vërteta. Diplomatët raportonin dhe vlerësonin hollësisht punën e qeverisë në shumicën e dokumenteve. Kjo bën sens, vendin mirë ose keq e qeveris qeveria. Vetëm në Shqipëri rast unik zhbirohet më shumë opozita se qeveria. Madje ka syresh që thonë, ose opozitë perfekte, ose qeverinë më të keqe në Europë. Ndjesë, po ata që mendojnë kësisoj ose kanë deficit inteligjence ose me qëllim pajtohen si analistë të këtij arsyetimi patetik. Nëse ka një leksion për Shqipërinë mbulimi i detajshëm i kabllogrameve për qeverinë është ky: O njerëz, ju qeveris qeveria, dhe jo opozita, ata kanë buxhetin, taksat, ushtrinë, plumbat, predhat, gjeneralët, tenderët, policinë dhe familjen që të mbaron punë. Kaq!
Çndryshime prisni nga një marrëveshje eventuale me PD? Do të përfshihet dhe ideja juaj e mëparshme për votën e shqiptarëve jashtë vendit?
Grupet e ekspertëve