Nëse kthehet Musharrafin e presin ... prangat
Ushtaraku diktator, i cili erdhi në pushtet përmer një grushti shteti në vitin 1999, u largua nga Pakistani më shumë se dy muaj më parë, pasi ishte detyruar të largohej nga detyra në gusht të vitit të kaluar për të shmangur dënimin nga parlamenti.
"Ai mund të arrestohet sapo të kthehet këtu ose nëpërmjet Interpolit", deklaroi për Reuters, Hakam Khan, shefi i komisariatit të policisë së Islamabadit, ku nisën edhe hetimet.
"Nëse shpallet fajtor, atëherë ai mund të dënohet me tre vjet heqje lirie", shtoi Khan.
Kjo është hera e parë në Pakistan që kryhen hetime ndaj një ish-sundimtari ushtarak.
"Ai arrestoi dhe largoi në mënyrë të paligjshme disa gjyqtarë nga detyra, prandaj ai duhet të gjykohet për veprimet e tij antikushtetuese", deklaroi për Reuters, Mohammad Aslam Ghuman, një nga avokatët që paraqiti çështjen kundër Musharraf.
Disa ditë më parë, Gjykata e Lartë vendosi se Musharraf kishte shkelur kushtetutën duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend dhe duke spastruar gjyqësorin në nëntor të vitit 2007, në një lëvizje të dëshpëruar për të ruajtur pozicionin e presidentit.