Guinea e Re, asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i avionit
Avioni i kompanisë "PNG De Havilland", i modelit "Twin Otter 300" me 11 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit në bord, u zhduk dje nga radarët në një zonë dendur malore, gjatë një fluturimi nga kryeqyteti Port Moresby drejt qytetit turistik Kokoda.
"Zyrtarët e Guinesë së Re Papua nga vendi i rrëzimit të avionit deklaruan se nuk kishte asnjë të mbijetuar", deklaroi Rudd në parlamentin australian.
Dy helikopterë filluan kërkimet për avionin, në bordin e të cilit gjendeshin nëntë shtetas australianë, një japonez dhe tre nga Guinea e Re Papua, në vargmalin Owen Stanley orët e para të ditës së sotme, pasi moti u qetësua.
Kompania PNG kryen fluturime brenda vendit dhe drejt Australisë veriore. Në faqen e saj të internetit kompania shpjegon se disponon edhe tetë avionë të tjerë Twin Otters.