NAPOLI – Të paktën dy të vdekur dhe 13 të plagosur nga shembja e ballkoni

NAPOLI, 23 korrik /ATSH-DPA/ – Dy viktima dhe 13 janë plagosur,përfshirë fëmijë është bilanci pas shembjes së një ballkoni në periferi Scampia të Napolit , deklaruan autoritetet e zjarrfikëseve.
”Pjesët prej betoni dhe hekuri vranë një 29-vjeçar dhe një grua 35-vjeçare që banonin në banesat sociale, tha zjarrfikësja.
Disa fëmijë janë në mesin e të paktën 13 të plagosurve, thanë mediat. Dy prej tyre, të moshës 2 dhe 4 vjeç, ndodhen në rrezik për jetën.
Sipas shërbimeve të urgjencës, një ballkon në katin e katërt të pallatit është shembur, duke rënë mbi dy ballkone të tjera.
Sipas shërbimeve të urgjencës, disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën. Në mesin e të plagosurve janë të paktën shtatë fëmijë të moshës 2 deri në 8 vjeç. /os/