BERLIN – Baerbock: Skeptike në lidhje me deklaratën e unitetit Hamas-Fatah

BERLIN, 23 korrik /ATSH-DPA/- Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock reagoi me skepticizëm ndaj raporteve të medieve shtetërore kineze se fraksionet palestineze, përfshirë rivalët Hamas dhe Fatah, kanë rënë dakord t’i japin fund mosmarrëveshjeve të tyre.
Baerbock vuri në dukje se deklarata të ngjashme ishin bërë në të kaluarën, vetëm që armiqësia e hidhur të vazhdonte.
Ajo tha se një zgjidhje me dy shtete, në të cilën Izraeli dhe një shtet i ardhshëm palestinez bashkëjetojnë në paqe, ishte e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund konfliktit. //a.i/