E Shtunë, 31 Tetor 2026

NASA Misioni i fundit i anijes se hapesires Atlantis fillon me 8 korrik

Agjencia Amerikane e Hapesires perfundoi kohet e fundit shqyrtimin nje ditor te gatishmerise se anijes se hapesires Atlantis dhe ka vendosur 8 korrikun si objektiv per fluturimin e saj te fundit ne hapesire.

Anija Atlantis eshte gati per nisjen ne hapesire me 8 korrik me 4 anetare ekuipazhi ne bord me nje mision 12-ditor per rifurnizimin e stacionit nderkombetar te hapesires.

NASA thote se ngarkesa e anijes Atlantis perfshin pajisje shkencore pjese kembimi veshje furnizime ushqimore per nje vit dhe nje sistem qe do ti mundesoje NASA-s te rifurnizoje me karburant me ane te roboteve satelitet ne orbit. Dhe ashtu si nje udhetar qe sjell valixhe te mbushura me dhurata vetem per ti derguar ne hapesire Atlantis gjithashtu do te sjell ne toke eksperimentet e perfunduara shkencore plehrat e stacionit te hapesires dhe nje modul per ftohjen e pompave qe u prish vitin e kaluar.

Menaxheri i programit te NASA-s per fluturimet ne hapesire Majk Moses thote se misioni i rifurnizimit eshte i rendesishem para perfundimit te programit te fluturimeve ne hapesire. Per momentin stacioni i hapesires ka nje ekuipazh prej gjashte anetaresh me astronaute nga Japonia Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.

Ne nje fare menyre ne po bejme nje rritje te furnizimeve per stacionin per nje vit me furnizime ne rast se hasim ne probleme ose shtyerje te programit te fluturimeve komerciale. Pra ky mision eshte si nje lloj sigurimi por kjo mund te krijoi nje situate tensioni ne stacionin nderkombetar keshtu qe eshte me mire qe ne te shkarkojme shume gjera per te cilat ata nuk kane nevoje.

Ai tha se ekipi mund te perpiqet te zgjase misionin ne 13 dite per te transferuar sa me shume pajisje.

Sipas projekt-ligjit per Autorizimin e misionit te NASA-s te cilin presidenti Barak Obama e nenshkroi ne ligj vitin e kaluar Shtetet e Bashkuara kane zgjatur angazhimin e tyre ne Stacionin Nderkombetar te Hapesires deri ne vitin 2020. Por pasi kete vit flota e anijeve do ti jap fund programit te fluturimeve ne hapesire Shtetet e Bashkuara nuk do te kene mjetet e duhura per te shkuar ne laboratorin e vendosur ne orbit. NASA-s do ti duhet te mbeshtetet te Rusia dhe te paguaje per fluturimet e transportit anijen ruse te hapesires Sojuz. Nderkohe kompanite private jane gjithashtu duke punuar per te krijuar anije qe mund te shkojne ne laboratorin e orbites.

Pas tre dekadash dhe 134 fluturimeve ne hapesire Atlantis do te jete anija e fundit qe do te fluturoje ne hapesire.

NASA thote se 500 mije deri 750 mije vizitore pritet te mblidhen ne komunitetet afer Qendres se Hapesires Kenedi pergjate te ashtuquajtures Bregu i Hapesires ne shtetin Florida per te pare nisjen historike te anijes Atlantis.

Programit 30-vjecar te anijeve hapsinore po i jepet fund ne menyre qe NASA te fokusohet ne zhvillimin e brezit te ri te anijeve te hapesires te cilat mund te shkojne pertej orbites se ulet te tokes mundesisht deri te nje asteroid ose ne planetit e Marsit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›