Dejvid Petreas merr konfirmimin ne Kongres si drejtor i ri i CIA-s

Komandanti i forcave amerikane dhe te NATO-s ne Afganistan Dejvid Petreas ka marre konfirmimin ne Kongres si drejtori i ri i CIA-s.
Vota e djeshme ne Senat i hap rrugen njerit prej ushtarakeve me te nderuar ne vend qe te marre drejtimin e nje prej organeve me te rendesishme te zbulimit.
Ashtu sic ka ndodhur qe nga momenti kur Presidenti Barak Obama emeroi zotin Petreas ne kete post Senatoret nuk i kursyen levdatat per gjeneralin para se te hidhnin votat per te konfirmuar kandidaturen e tij. Kryetarja e Komisionit te Senatit per Sherbimet e Zbulimit Dajan Fajnstin tha se zoti Petreas merr drejtimin e CIA-s ne nje kohe rreziqesh kur po i afrohet fundi luftrave ne Irak dhe Afganistan kur jane hapur luftime ne Libi dhe kur vazhdon ballafaqimi si me Iranin dhe me Korene e Veriut.
Mendoj se sherbimi i tij ushtarak do ti vleje. Mendoj se aftesite e tij analitike do ti sherbejne. Mendoj se ai eshte vertete njeriu i duhur per kete post.
Gjate seances per konfirmimin e tij javen e kaluar zoti Petreas u perpoq te eliminonte disa shqetesime te senatoreve per faktin qe nje ish-ushtarak do te vendosej ne krye te nje prej organeve te sigurimit kombetar amerikan. Ai pohoi se pikepamjet e tij ishin skalitur nga sherbimi ushtarak por tha se do ti paraqiste presidentit qendrimin dhe analizen e CIA-s.
Senatori republikan Saksbi amblis nuk pati rezerva kur hodhi voten e tij
Si figure udheheqese e luftes ai sjell nje perspective unike pasi ka pare nga afer vlerat taktike te nje procesi zbulimi te shpejte dhe te sakte. Kjo pervoje ne nje periudhe te papare bashkepunimi mes Agjencise Qendrore te Zbulimit dhe Departamentit te Mbrojtjes nuk do ti sherbeje vetem komunitetit te zbulimit dhe ushtrise por edhe popullit amerikan.
Para sherbimit ne Afganistan Gjenerali Petreas ishte komandant i forcave amerikane ne Irak. Ai merr ne dore drejtimin e CIA-s nga Leon Paneta i cili u konfirmua javen e kaluar si Sekretari i ri i Mbrojtjes i cili zevendeson Robert Gejts ne kete post.