E Shtunë, 31 Tetor 2026

NASA, fotografi3D të Diellit

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka shpallur për herë të parë fotografi tredimenzionale të Diellit, të cilat mundësojnë të shihet gjithë sipërfaqja e tij.

Fotografitë janë bërë me dy sonda të cilat e kanë fotografuar Diellin nga dy anë të ndryshme.

Shkencëtarët thonë se fotografitë do të mundësojnë përparim në parashikimin e kushteve në gjithësi dhe ndikimin e tyre në Tokë, si dhe do të ndihmojnë gjatë dërgimit të misioneve të reja.

"Për herë të parë mund t'i shohim aktivitetet diellore në madhështinë e plotë tredimenzionale", tha Angelos Vurlidas, anëtar i ekipit të shkencëtarëve të NASA-s.

(e.n/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›