Fratini: Hetimndërkombëtarraportit të Marty
BEOGRAD- Ministri i Jashtëm i Italisë Franko Fratini bëri thirrje për hetime ndërkombëtare mbi pretendimet për trafikim organesh në Kosovë, si mënyrë e vetme për të zbuluar të vërtetën mbi pohimet e Dik Martit.
"Kuptohet, ne duam të fillojë një hetim, i cili do të ishte i pavarur dhe ndërkombëtar lidhur me trafikimin e organeve" në Kosovë pas luftës 1998-99, tha Fratini. "Unë nuk mund ta marr raportin si të vërtetë. Raporti shërben si pikënisje, ndërsa hetimi shërben për ta nxjerrë të vërtetën", tha kryediplomati italian në Beograd pas takimit me homologun serb, Vuk Jeremic.
Muajin e kaluar, Këshilli i Evropës e mbështeti raportin e senatorit Dik Marti. Fratini gjithashtu u bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës ta fillojnë dialogun sa më shpejt të jetë e mundur.
(m.a/News24/BalkanWeb)