E Shtunë, 31 Tetor 2026

NASA leshon anijen Xhuno drejt planetit Jupiter

Agjencia Amerikane e Hapesires NASA leshoi nje mjet fluturues  qe furnizohet me energji diellore drejt planetit te Jupiterit me i madhi i sistemit diellor. Anija e quajtur Xhuno u nis sot para pak minutash nga qendra e fluturimeve ne hapesire ne Florida.

Sondes Xhuno do ti duhen 5 vjet per te mberritur ne planetin e gazte. Synimi kryesor i misionit eshte te mbledhe te dhena rreth origjines dhe evolucionit te planetit. Sonda Xhuno eshte e pajisur me panele te medha diellore. Misionet e meparshme ne thellesi te sistemit diellor perdornin energjine berthamore.

Sonda Xhuno do te qendroje ne orbiten e Jupiterit per afro nje vit. Ajo do ti afrohet planetit me shume se cdo mjet tjeter i derguar drejt tij ne te kaluaren. Ne piken me te afert sonda Xhuno do te jete rreth 5 mije kilometra mbi planetin e gazte gati duke prekur rene e dendur qe leviz mbi Jupiterin.

Jupiteri eshte planeti i 5 nga Dielli ne orbite mes Marsit dhe Saturnit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›