Ukraine arrestohet Timoshenko

Gjykata e Kievit ka urdhëruar arrestin e ish-kryeministres Julia Timoshenko, e cila tashmë është kryetarja e opozitës së Ukrainës, gjatë procesit ku është e akuzuar për kontratën e gazit rus që furnizonte Ukainën.
Timoshenko është arrestuar në sallën e gjyqit, ku kanë shpërthyer grindje.
Disa deputetë kanë tentuar të ndalojnë agjentët e policisë, por janë bllokuar nga forcat e rendit.