NASA paralajmeron per pasoja katastrofike per shkak te ngrohjes globale

Nje studim i agjencise amerikane te hapesires NASA paralajmeron se Toka mund te kaloje gjate ketij shekulli neper ndryshime te shpejta dhe katastrofike per shkak te ngrohjes globale te shkaktuar nga njeriu nese lejohet arritja e kufirit limit te sigurine qe eshte dy grade Celsius.
Shkencetaret e NASAs kane studjuar kushtet klimatike parahistorike gjate periudhave te kaluara interglaciale kohen mes periudhave te akullit dhe i kane krahasuar ato me periudhen aktuale. Periudha e fundit interglaciale perfundoi rreth 115 mije vjet me pare kur temperaturat ishin nje grade Celsius me te ulta se sot dhe nivelet e deteve gjashte metra me te larte.
Udheheqesi i studimit te NASAs Xhejms Hansen tha se rezultatet tregojne se klima e Tokes eshte me delikate se sa kane sugjeruar perllogaritjet me te fundit. Ai e pershkroi nocionin e ngrohjes globale te shkaktuar nga njeriu me nje ngritje prej dy grade Celsius mbi nivelet paraindustriale si recete per shkaterrim.
Studimet perfshire edhe ato te NASAs tregojne se temperatura e siperfaqes se tokes eshte ngritur 08 grade Celsius qe nga viti 1880 dhe po vazhdon te rritet me 0.1 grade cdo dekade.