Pakistan, talibanët zhvillojnë bisedime me Islamabadin

Zëvendëskomandanti i talibanëve pakistanezë ka konfirmuar se grupi ka zhvilluar bisedime paqësore me qeverinë në Islamabad.
Komandanti Maulvi Faqir Mohamad tha për agjencinë e lajmeve Reuters se bisedimet janë duke ecur në drejtimin e duhur.
Nuk ka pasur komente të menjëhershme nga administrata pakistaneze lidhur me atë se a ka pasur vërtetë bisedime me organizatën.
Në fund të shtatorit, qeveria pakistaneze ishte betuar se do t`i jepte shans bisedimeve paqësore me militantët.
Paktet e kaluara me talibanët nuk kanë arritur të sjellin stabilitet në Pakistan.