NASA përgatitje për lancimin e anijes kozmike
LOS ANGELOS-Agjencia amerikane për Hapësirën, e njohur shkurtimisht NASA, po zhvillon përgatitjet e fundit për lancimin e anijes kozmike Endevër. Mendohet se lancimi do të bëhet sot, edhe pse mjegulla ka mbuluar qiellin mbi Qendrën Kenedi në Florida. Ka qënë shkak moti që lancimi i anijes është shtyrë njëherë. Anija kozmike së bashku me gjashtë astronautët do të nisen për në Hapësirë, ku do të qëndrojnë 13 ditë për t’i instaluar dy pjesët e fundit kryesore të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. (d.b/BalkanWeb)