Tiranë, pranga të dyshuarit për vrasjen ish-atletit
TIRANE- Vetëm 24 orë pas ekzekutimit të ish-atletin e Dinamos, 56-vjeçarit Hasan Rakipi, policia ka vënë në pranga një të dyshuar. Avni Goca, 50 vjeç, nga Burreli, dyshohe të jetë autor i krimit të rëndë, të ndodhur pasditen e së shtunës pranë kompleksit "Rinia" në Kamëz.Është pikërisht pronari i lokalit, në derën e të cilit u qëllua për vdekje Rakipi, i cili dyshohet si autor i krimit të rënde. Avni Goca, sipas policisë dyshohet të ketë qëlluar për vdekje ndihmëstrajnerin e një ekipi të rinj në Kamëz. Sipas policisë, Goca dyshohet ta ketë kryer vrasjen për motive të dobëta, por nuk përjashtohen as pistat e tjera. "Kemi dyshime të forta se Avni Goca është autor i vrasjes së ish-atletit. Po hetojmë në disa pista për të hedhur dritë mbi ngjarjen", - tha një burim zyrtar i policisë. Prangosja e pronarit të lokalit, ku ka pirë kafen e fundit viktima Hasan Rakipi, ka ardhur vetëm pak orë pas ngjarjes, pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij policia gjeti municione. Ndaj Avni Gocës është ngritur akuza e 'armëmbajtjes pa leje", gjithashtu dyshohet të jetë ekzekutor i ish-atletit. I arrestuari nuk e ka pranuar krimin para hetuesve, duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, por duket se provat flasin kundra tij. (s.g/BalkanWeb)