NASA rikthen vëmendjen tek Titani
WASHINGTON - NASA mund të rikthejë sytë nga hëna e Saturnit, Titani, objekti qiellor që ngjason shumë me Tokën tonë. Në këtë hënë, sonda “Huygens” ka arritur të marre pamje mahnitëse, të cilat kanë zbuluar praninë e maleve dhe një lumi me përbërje metani. Sipas Carolyne Porco nga University of Boulder në Colorado, NASA mund të rishfaqë interes për satelitin që mund të ketë konservuar kushtet ideale për zhvillimin e jetës. Porco është shefja e skuadrës që analizon në NASA imazhet e Saturnit të dërguara në Tokë nga sonda “Cassini”. Titani ka ngjallur shpesh herë kureshtjen e astronomëve, të cilët e kanë studiuar për vite me radhë, duke hedhur hipotezën se sateliti i Saturnit është një nga më “familjarët” për planetin tonë, pasi mendohet se në të ka kushte të përafërta klimatike me Tokën. (d.b/BalkanWeb)