Hage, Greqia paraqet kunder-argumentet ndaj Maqedonise
SHKUP - Skadon sot afati i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë për Greqia që të parashtruar kundër-argumentet e saj lidhur me padinë e Maqedonisë.Shkupi akuzon Athinën për shkelje të Marrëveshjes kohore bilaterale nga viti 1995 me bllokimin e ftesës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO në Samitin e Aleancës në Bukuresht.Maqedonia ka paraqitur dëshmitë e saj më 20 korrik të vitin e kaluar, ndërsa Greqisë iu la një afat kohor prej gjashtë muajsh për të përgatitur mbrojtjen e saj. Ky afat skadon sot.Pas marrjes së dëshmive, Gjykata do të bëjë konsultime me dy palët dhe do të vendos se kur do të fillojë procedurat. Parashtrimet me shkrim mbetet të besueshme deri në fillimin eventual të debatit gojor.Maqedonia përfaqësohet në Hagë nga ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski dhe ambasadori në Holandë, Nikolla Dimitrov. Profesori kroat Budisllav Vukas, megjithatë, është ad-hok gjykatës i Maqedonisë.Greqia do të përfaqësohet nga ambasadori grek në Holandë Kostantinos Ralis, ambasadori Jorgos Savadis dhe këshilltarja nga Ministria e Punëve të Jashtme Marija Telalijan.Të dy palët veçmas u ballafaquan në Hagë, më 19 janar të vitit të kaluar, në seancë përgatitore ku dhe u shqyrtuan çështje procedurale.Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Antonio Milloshoski pat deklaruar më parë se Maqedonia është e gatshme për procesin gjyqësor dhe se nuk ka për qëllim ta tërheq padinë kundër Greqisë."Kemi argumente serioze dhe mendoj se zbatimi i këtij procesi para Gjykatës ndërkombëtare do të thotë respektim shtesë të Marrëveshjes kohore. Planifikojmë që këtë proces ta përfundojmë me sukses pa alternativë", ka thënë Milloshoski, citohet nga mia.Athina paralajmëroi se mbrojtjen e saj do ta bazojë në faktin se në Samitin në Bukuresht nuk ka pasur veto, por konsensus mes anëtarëve që pranimi i Maqedonisë në Aleancë të anulohet deri në zgjidhjen e kontestit për emrin. Greqia pohon edhe se ka kundër-argumente me të cilat do të tentojë të dëshmojë se Maqedonia ka qenë pala që e ka shkelur Marrëveshjen kohore.Sipas praktikës së deritanishme të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë, procedura për konteste të tilla mund të zgjat edhe disa vite. Aktgjykimet që i miraton Gjykata janë përfundimtare dhe në aspektin juridik obligative, ndërsa për zbatimin dhe respektimin e tyre është kompetent Këshilli i sigurisë së KB-së. Nga formimi në vitin 1945, Gjykata në Hagë, e cila është organ kryesor gjyqësor i Organizatës botërore, deri tani ka zgjidhur 25 konteste ndërkombëtare.(s.g/mia/BalkanWeb)(s.g/BalkanWeb)