E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO, Ficxherald: Kosova nuk rrezikohet nga jashtë

PRISHTINE-Komandanti i krahut jugor të NATO-s, Mark Ficxherald, tha se Kosovën askush nuk e rrezikon nga jashtë kufijve, por kërcënimet më të mëdha për siguri janë krimi i organizuar dhe korrupsioni.
Këto komente ai i bëri dje gazetarëve pas takimit me politikanen serbe të Kosovës, Rada Trajkovic, në Graçanicë, afër Prishtinës.
Admirali Ficxherald ka deklaruar se siguria e qytetarëve nuk do të përkeqësohet për shkak të zvogëlimit të numrit të pjesëtarëve të KFOR-it dhe se ky mision do të bëjë çdo gjë për ta përmirësuar sigurinë e komuniteti serb në gjithë Kosovën.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›