E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doris Pak: Serbia të mos i financoj serbët e Kosovës

BRUKSEL-Anëtarja e Parlamentit Evropian, Doris Pak i bëri apel Beogradit zyrtar të mos ndihmojë me financime serbëte Kosovës.
“Të gjithë e kuptojnë se Beogradi ende nuk mund ta pranoj Kosovën”, por ka theksuar se “është e domosdoshme që Serbia ta ndalë mbështetjen financiare shtesë për serbët e Kosovës”.
Sipas saj, “ky është kushti kryesor për raporte të mira fqinjësore, të cilat duhet të ekzistojnë edhe nëse Serbia nuk e njeh Kosovën”.

Pak theksoi gjithashtu se Bashkimi Evropian duhet ta zhbllokojë Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim me Serbinë, ndërsa bashkëpunimi i Beogradit me Tribunalin e Hagës, duhet të mbetet kusht për fillimin e bisedimeve për pranim në BE.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›