E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO: Mbeshtetje te plote vendosjes se EULEX

NATO mbeshtet plotesisht vendosjen e misionit EULEX ne te gjithe territorin e Kosoves dhe pret nga institucionet lokale qe te bashkepunojne me te.

Deklarata eshte bere nga zedhenesi i Aleances, James Apathurai, i cili ne nje konference per shtyp saktesoi nder te tjera se, per nje kohe te gjate nuk do te kete ulje te numrit te forcave te NATO-s ne Kosove.

“Situata aktuale ne Kosove eshte e qete dhe kjo qetesi do te ruhet”, ka pohuar Apathurai, duke shtuar se ne janar te vitit te ardhshem Aleanca do te filloje trajnimin e anetareve te Forces se Sigurise se Kosoves.

NATO ka ne Kosove 16 mije paqeruajtes, misioni i dyte per nga madhesia pas atij ne Afganistan.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›