E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthime ne Athine, nuk ka viktima

Shperthimet ne kryeqytetin grek Athine kane vazhduar edhe gjate nates. Tete bomba shperthyen gjate nates, por pa shkaktuar viktima.

Behet fjale per sulme te vecuara qe nuk jane marre persiper nga askush. Eshte sulmuar selia lokale e partise Konservatore, disa filiale bankash, supermarkete dhe dyqane.

Dy automjeteve u eshte vene zjarri, por forcat e rendit nuk njoftojne per asnje incident mes te rinjve dhe policise.

Perleshjet me te fundit ne shtetin fqinj u regjistruan paraditen dhe mesditen e djeshme, ku grupe nxenesish shkollash sulmuan forcat e rendit me bomba molotov ne zona te ndryshme te kryeqytetit grek.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›