NATO; Rasmussen ne Tirane javen e ardhshme
TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Anders Fogh Rasmussen, do të vizitojë pas një jave Shqipërinë. Lajmi për mbërritjen e tij është bërë i ditur për NEW24 nga burime zyrtare te ministrise se Jashtme, të cilat shtuan se parashikohet që shefi i lartë i NATO-s gjatë qëndrimit një ditor në vendin tonë të zhvillojë takime të posaçme me autoritetet më të larta të shtetit shqiptar.
Kjo është hera e parë që Rasmussen vjen në Shqipëri. Edhe paraardhësi i tij, Shefer, ka vizituar gjithashtu vendin tonë në kohën kur kryesonte aleancën më të fuqishme ushtarake në botë.
Axhenda e parashikuar e vizitës së Rasmussen në Tiranë, përfshin mbërritjen e tij në aeroporin e Rinasit në datën 29 prill në orën 10:00. Fillimisht pritet të takohet me zv/kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Ilir Meta me të cilin do të organizojnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Më tej, parashikohet që sekretari i Përgjithshëm i NATO-s të takohet gjithashtu edhe me ministrin e Mbrojtjes Arben Imami, kryeministrin Sali Berisha, presidentin Bamir Topi dhe kryeparlamentaren Jozefina Topalli.
(s.g/Balkanweb)