Prokuroria ushtarake heton shperthimin ne uzinen e demontimit
LIBRAZHD- Një grup i Prokurorisë Ushtarake, në bashkëpunim me policinë dhe prokurorinë lokale po hetojnë mbi shpërthimin në poligonin e demontimit të municioneve në Malin e Zgarës, 8 km larg qytetit të Librazhdit.
Si pasojë e shpërthimit të kapsollës së një predhe artilerie të kalibrit 85 m/m nga pakujdesia, të ndodhur rreth orës 14.00 të ditës së enjte (22 prill) mbeti i plagosur një prej oficerëve të Qendrës së Demontimit të Municioneve Tiranë, tetari Hysni Xhaxhai si dhe u lëndua Liman Boriçi.
Oficeri Xhaxhai aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës, pas ndihmës së shpejtë që ju dha dje pasdite në spitalin e Librazhdit. Mjekët thonë se nga shpërthimi ka dëmtuar dy gishtat e këmbës së majtë, por është jashtë rrezikut për jetën.
Burime nga vendi i ngjarjes, të cituara sot nga GSH konfirmojnë se aksidenti ndodhi në momentin e transportimit të municionit depo-poligon. Rënia e predhës bëri që të plasë kapsolla e saj.
Poligoni i Zgarës ishte riaktivizuar pas shumë viteve, ndonëse banorët dhe drejtuesit vendorë e kundërshtuan për shkak të rrezikut të shkatërrimit të banesave të zonës (fshati Kutërman) dhe ndotjes së mjedisit.
Ndërkohë komandanti i qendrës së demontimit konfirmoi se poligoni i demontimit është i miratuar nga parlamenti shqiptar dhe efektivët që punojnë atje janë të specializuar në proceset e demontimit të municioneve.
(s.g/GSH/BalkanWeb)