E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO, Scheffer, ftesa për Shqipërinë dhe Kroacinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer së shpejti do të dërgojë ftesat për Shqipërinë dhe Kroacinë për tu bashkuar me NATO-n. Sipas zyrës së shtypit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Scheffer është njoftuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit se të gjitha vendet anëtare të Aleancës kanë dorëzuar instrumetet e ratifikimit në Uashington dhe janë gati për të marrë ftesat. Pas ftesës zyrtare së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Shqipëria dhe Kroacia do t'i dorëzojnë dokumentat e tyre ratifikuese në Departamenit e Shtetit dhe më pas konsiderohen anëtare të rregullta të NATO-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›