E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi shtyn votimin e projektligjit për ish-të përndjekurit

Kuvendi ka shtyrë miratimin e projekligjit në tërësi për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurëve politikë. Opozita ka braktisur sallën në kohën që kuvendi duhej të miratonte projektligjin. Projektligji ka shkaktuar debate të forta mes maxhorancës dhe opozitës në kuvend. Kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj se, "projektligji për ish-të pëndjekurit e regjimit komunist dëmshpërblen kolaboracionistët". "Me këtë p/ligj po dëmshpërblehen ata që kanë qënë kolaboracionistë dhe këto janë të pakrahasueshme, janë antipode. Me këtë projekt keni diskriminuar familjet e dëshmorëve dhe po shpërbleni kolaboracionistët, duke zgjeruar bazën e dëmshpërblimit", tha Leskaj.Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të PD-së,Astrit Patozi u shpreh se projektligji për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurëve nuk u kthen atyre borxhin, por u lehtëson dhimbjet për vuajtjet e diktaturës. "Ne nuk mund t'u kthejmë të përndjekurve borxhin që u shkaktoi diktatura komuniste, me vrasjet, burgimet e padrejta dhe interrnimet, që ju po i mbroni. Ne, sot si shtet i së drejtës, të paktën moralisht do të mundohemi t'u lehtësojmë dhimbjen e shkaktuar në vitet e diktaturës, ndërsa ju po bëni të kundërtën", tha kryetari i deputetëve të PD-së.Drafti i paraqitur sot në Kuvend është propozim i Ministrisë së Drejtësisë.P/ligji parashikon dëmshpërblim për familjarët e viktimave të sistemit komunist të ekzekutuar padrejtësisht pa gjyq, për motive politike, gjatë periudhës 30 nëntor 1944 - 1 tetor 1991.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›