E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO: Shqiptarët përbëjnë 40% të popullsisë së Maqedonisë

17-05-2012 / Gazeta 55

Shqiptarët përbëjnë 40 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë në Maqedoni. Kjo e dhënë është inkorporuar në përshkrimin e shkurtër të Maqedonisë në ueb-faqen zyrtare të Samitit të NATO-s në Chicago, njofton Zhurnal.


Madje, në përshkrimin prej 5-6 fjalish, bëhet fjalë vetëm për shqiptarët dhe shtimin e tyre të lartë të popullsisë. “Që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, popullsia e ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë është rritur në mënyrë të qëndrueshme, me rritje të lartë sidomos të komunitetit shqiptar. Që nga viti 1953 deri në regjistrimin e vitit 2002, përqindja e popullsisë është trefishuar. Pjesa perëndimore e territorit të vendit, ku jetojnë numri më i madh i shqiptarëve, është më i populluari dhe përbën 40 përqindëshin e numrit të popullsisë”, thuhet në ueb-faqen zyrtare të Samitit të NATO-s në Chicago.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›